Lideri i Partisë Demokratike, gjatë një interviste, i është rikthyer marrëdhënies së tij me themeluesin e partisë, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Berisha gjatë takimeve publike të ”Foltores”, e ka akuzuar Bashën edhe për prerje të besës. Një akuzë, kjo, që lideri demokrat refuzon. “është një nga sulmet më të ulëta që është bërë në këto 2 muaj nga Sali Berisha. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Besa e vlerave euroatlantike, që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO”, janë fjalët e tij.
Basha shtoi se “që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…