Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është ndër të paktët liderë botërorë, i cili i ka dalë në krah Vladimir Putinit në tentativën e tij për të pushtuar Ukrainën.
Sot, al-Assad, mbështetjen, nuk e lë veç me zë, por edhe me veprim.
Putinit, ai tashmë i ka premtuar 40 mijë ushtarë sirianë, për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.
Nga ana tjetër, mercenarët sirianë, vullnetin për të luftuar krah Rusisë, e kanë shfaqur dhe faktuar. Kjo, pasi në rajonin e kontrolluar nga separatistët rusë në Ukrainë, Donbass-in, kanë shkuar prej kohësh mercenarë sirianë.
Ata e shohin këtë edhe si një mundësi për të migruar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ajo çfarë bën përshtypje, është mbështetja e hapur tashmë e Assad-it ndaj Putinit, me përfshirje ushtarake po ashtu.
Se sa larg do të shkojë çështja, duhet parë nga përfshirja e tyre në luftime.