Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e djeshme që tronditur qytetin e Mynihut të Gjermanisë, kur një grua me origjinë nga Kosova u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu kosovar, në prani të djalit të tyre 7-vjeçar.
Thuhet se i dyshuar, S.K. (33 vjeç), e goditi bashkëshorten e tij, S. K. (31 vjeçe), me mbi pesë goditje me thikë.
Ndërkohë i dyshuari pas sulmit nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty dhe fliste në telefon, teksa gruaja e tij ishte në gjendje kritike.
Çifti ka qenë prej vitesh në një martesë të vështirë dhe kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë 4 vjeçe dhe një djalë 7 vjeç.
Referuar raportimeve, marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar me kalimin e viteve, dhe S. K. ishte dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe për shkelje të urdhrit të mbrojtjes me një dënim prej 300 ditësh gjobë.
Në janar 2024, ai e kishte dhunuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe gjakosje, çka kishte çuar në një vendim gjyqësor që i ndalonte t’i afrohej asaj apo banesës së tyre brenda një rrezeje prej 100 metrash – vendim që ai e kishte shkelur katër herë.
Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë S.K në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët.
Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.
S.S nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate.
Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.
Prokuroria thotë se sipas hetimeve paraprake, sulmi ndodhi kur burri tentoi të merrte vajzën nga kopshti, por nuk iu lejua nga stafi.
Ata njoftuan nënën, e cila shkoi, mori vajzën dhe e la tek një shoqe në të njëjtën ndërtesë. Më pas, ajo shkoi të merrte djalin nga shkolla.
Gjatë kthimit në shtëpi, pak metra para banesës, S. K. e priti dhe e sulmoi me një thikë të vogël 5 herë përpara syve të djalit të tyre.
S.K. u rrëzua në tokë e plagosur rëndë, ndërsa burri i saj qëndroi aty deri në momentin e arrestimit nga policia.
Ai u raportua të ketë thënë para dëshmitarëve, “Nuk e dini çfarë më ka bërë ajo”.
Kurse në mike e viktimës deklaroi për gazetën gjermane “Më pa me një shikim të ftohtë gjatë arrestimit”.
Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën.