POLITIKE

Bashkim Jashari: Ishte gabim, por FSK nuk nderoi të vrarët serbë, shkuam me ftesë të ambasadave

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka thënë se ksihin pasur ftesë nga ambasada gjermane dhe ajo franceze që garda e FKS-së të nderojë të rënët e Luftës së Parë Botërore.

Por shton se “nuk ka qenë qëllimi të nderohen ushtarët serbë”.

Ai në Pressing të T7 ka shtuar se “rreshtimi është bërë gabim”, duke e përsëritur se ceremonia ka qenë vetëm për të rënët francezë dhe gjermanë.

“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra”, ka thënë ai.
Ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh asnjëhërë, mirëpo rikujtoi se edhe në të kaluarën shumë politikanë “kanë rënë në situata të tilla”.

Krejt kjo për shkak të lapidarëve që disa prej tyre janë të rreshtuar gabim, duke e përfshirë edhe këtë te varrezat krishtere në Prishtinë.

“Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë ldierë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor kur ambasada e GJermanisë dhe e Francë organizuan ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Aty shihen pjesëtarët e FSK-së edhe afër lapidarit ku përkujtohen luftëtaret serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago