BE heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria,Rama:Ia dolëm dhe kësaj sfide

Bashkimi Europian ka hequr ditën e sotme kufizimet për lëvizjet e udhëtarëve nga Shqipëria drejt shteteve që janë pjesë e BE.

Për këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Rama në postimin e tij shkruan se “ia dolëm edhe kësaj sfide”.

“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”– shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët vendimin e BE e ka përshëndetur dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.