KRYESORE

BE ‘ia ndalon’ Thaçit të paraqitet me flamurin e Kosovës në Samit shkaku i Spanjës

Shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Zagrebit që do të mbahet nesër më 6 maj do të paraqiten pa kurrfarë simbole shtetërore. Një vendim i tillë është marrë për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në këtë Samit.

Të gjithë liderët shtetëror që do të marrin pjesë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, në këtë samit që do të realizohet përmes një video-konference, do të paraqiten vetëm me emër dhe mbiemër pa funksion dhe pa emrin e shtetit shkruan REL në gjuhën serbe, trasnmeton Gazeta Express.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet nesër, 6 maj, në kryeqytetin kroat.

Sipas burimeve të REL në Bruksel një vendim i tillë është parë i nevojshëm për t’u siguruar që do të marrin pjesë të gjithë ata që janë ftuar dhe për të respektuar qëndrimin neutral të BE’së për statusin e Kosovës.

Një vendim i tillë për të mos shfaqur kurrfarë simboli kombëtar apo shtetëror vjen pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Spanjes në Samit, shtet i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në takime të nivelit të lartë.

Siç ka thënë për REL një zyrtar i lartë i BE’së për t’u mbajtur Samiti duhet të respektohen rregullat e caktuara për shkak të ndjeshmërisë së sitautës.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë marrë konfirmimin e të gjithë pjesëmarrësve të rajonit se në paraqitjen në video-konferencë do të përdorin një sfond të njëtrajtshëm pas simbole të cilat do të vështirësonin konferencën.

Siç shkruan REL, Spanja në këtë Samit do të marrë pjesë meqë zhvillohet përmes një video-konference dhe meqë s’do të ketë as duarshtrëngime e as foto familjare.

Republika e Kosovës nesër në Samit do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago