Reperi i njohur, Drake javë më parë ka publikuar albumin e tij të ri “For All The Dogs” ku në njërën nga këngët e albumit, “Polar Opposites” ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, Prishtrinën.
“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.
Reperi tani ka publikuar të njejtën këngë me videoklip ku ka befasuar sërish shqiptarët me veprimin e tij në këtë projekt.
Drake shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuqe, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.
Me të njëjtën xhaketë si Drake shihet të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët rap-artisti shfaqet duke luajtur bilardo.
Megjithatë, ende nuk dihet se nga vjen inspirimi i Drake për këtë këngë deh se çfarë e lidh atë me shqiptarët.