LAJME

Begaj do dy makina dhe godinë të re, automjetet kushtojnë 400 mijë euro, ndërtesa 4 milionë €

Presidenca kërkon 400 mijë euro për të blerë dy automjete për Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Dhjetë-fish më e lartë është shuma e kërkesës tjetër, asaj për ndërtimin e një godine të re do të shërbejë për stafin administrativ.

Stafi i Presidentit argumenton në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave se në ndërtesën e re do të ketë gjithashtu një ekspozitë dhe një bibliotekë.

Në kërkesën për shtim fondesh në buxhetin e vitit të ardhshëm, institucioni që drejtohet nga i Pari i Shtetit shpreh nevojën edhe për 5 milionë lekë të tjera për të blerë automjete në dispozicion stafit tekniko-administrativ të Begajt.

Që pas zgjedhjes së Begajt në krye Presidencës, buxheti i institucionit që më herët drejtohej nga Ilir Meta është 3-fishuar. Nga pak më shumë se 253 milionë lekë në vitin 2023, këtë vit Presidenca pati në dispozicion plotë 635.5 milionë lekë.

Ngjashëm pritet të jetë buxheti edhe për tre vitet në vijim, referuar tavaneve të shpenzimeve buxhetore.

Kërkesat e Presidencës, bashkë me buxhetin për vitin e ardhshëm do të kalojnë si fillim në “duart” e Ministrisë së Financave, për të shkuar më pas për miratim në qeveri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago