Mitrovica e Veriut në kohën e fundit nuk po gjen qetësi, pasi çdo javë po regjistrohet nga një incident i dhunshëm. Por, këto dy ditët e fundit, ishin më kritike.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar nga Policia e Kosovës se dje dhe sot kanë ndodhur tri rrahje masive, e ku ishin të përfshirë një grup i njëjtë që quhet “KM Firm”, e që dyshohet për aktivitete të shumta kriminale.
style=”padding-top: 56.25%; position: relative; width: 100%;”>
Shumica e të dyshuarve në tri rrahjet e fundit dhe rrahjet e javëve të kaluara janë nga ky grup, pjesë e të cilit është edhe Andrija Bojic, një i dyshuar për shumë vepra penale.
Reporteri.net ka arritur të sigurojë një video nga rrahja e mbrëmshme në veri, ku u përfshin rreth 10 persona, një ndër ta edhe i lartpërmenduri. Ajo çka bie në sy, është reagimi i butë i Policisë, të cilët nuk arrestojnë askënd dhe mundohen vetëm t’i ndajnë.
Madje, polici që mundohet të ndalë përleshjen e pëson një goditje në fytyrë dhe, ndonëse është me disa kolegë, nuk marrin masa për ta arrestuar asnjë person. Nga rreth 10 personat e përfshirë në rrahje, asnjë nuk u arrestua.
E ky reagim i butë i Policisë e ka një arsye dhe lidhet me emrin e Andrija Bojic, i cili është djali i ish-togerit e ish-shefit të operativës në Policinë e Kosovës në veri, Zeljko Bojic, shkruan Reporteri.net.
Sipas burimeve të gazetës, Zeljko akoma kontrollon përmes njerëzve të tij Policinë e veriut, të cilët nuk po mund të ushtrojnë autoritetin ndaj grupeve të tilla si “KM Firm”.
Ndryshe, “KM Firm” dhe disa grupe të tjera me aktivitet të ngjashëm, vazhdojnë ta kontrollojnë veriun dhe njerëzit e tyre janë thuajse të paprekshëm. Zeljko Bojic dhe disa të tjerë u arrestuan javë më parë, nën dyshimin për lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovic.
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…