Bëhet dezinfektimi i xhamisë në Prishtinë

Në orët e mbrëmjes është bërë dezinfektimi nga brenda i objektit të xhamisë në lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Ky hap është ndërmarrë vullnetarisht nga “Dezinfektimi Profesional”, si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, njofton Klan Kosova.

Dezinfektimi i objektit fetar është bërë sonte në mënyrë qe besimtarët nesër të jenë më të sigurt gjatë faljes së namazit të xhumasë.