POLITIKE

“Bëhet realitet makthi i Vuçiqit”: Çfarë shkruajnë mediat e rajonit për furnizimin e Kosovës me raketat amerikane “Javelin”?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka njoftuar se SHBA-ja ka miratuar kërkesën që t’i shesë Kosovës raketa “Javelin”.

Me këtë rast, thuhet, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan që të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Por, presidenti Vuçiq tha në të njëjtën kohë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se Serbia së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

Për këtë kanë raportuar edhe mediat rajonale, titujt e të cilave i ka përmbledhur “Danas”.

“Çfarë goditje nga Amerika për Serbinë: ambasadori amerikan bëri një vizitë të jashtëzakonshme te Vuçiq dhe i tha lajmin që e tronditi”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“Arma antitank FGM-148 ose ‘Javelin’ është një sistem raketor amerikan i drejtuar, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin e ‘ndiz e harro’. Kjo armë ishte një nga më vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të shkelë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe ‘të mençura’ po mbërrijnë në Kosovë”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“U bë realitet makthi i Vuçiqit: Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një vendim kyç, është miratuar shitja e raketave të fuqishme Kosovës…” shkruan Slobodna Bosna.

Siç shton ky portal, Departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-ja vazhdon të mbështesë plotësisht tranzicionin transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë shumëetnike të mbrojtjes territoriale nën standardet e NATO-s dhe mbikëqyrjen civile.

Portali kroat Index raporton se Pentagoni ka miratuar shitjen e raketave “Javelin” Kosovës.

Reuters kujton, raporton Index, se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, se ajo u njoh nga më shumë se 110 vende, se shumica dërrmuese e 1.8 milionë banorëve janë shqiptarë etnikë, ndërsa rreth 50,000 serbë në veri të vendit refuzojnë shtetësinë e Kosovës dhe shpesh përplasen me policinë e Kosovës dhe trazirat u intensifikuan në fund të vitit të kaluar.“Kosova blen raketa amerikane”, është titulli tekstit të portalit Vijesti të Podgoricës.

“Vuçiq i tha ambasadorit amerikan se ky informacion është një zhgënjim i madh, por se Serbia do të punojë për të ruajtur marrëdhëniet me Uashingtonin”, raporton Vijesti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

4 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

6 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 orë ago