POLITIKE

Behgjet Pacolli në Facebook: Sapo arrita në shtëpinë time

Në orët e pasdites ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” aeroplani privat i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai në një konferencë për media tha se nuk ka dashur të rezistojë, por arritja e tij në Kosovë ishte më ndryshe nga të tjerët që kanë ardhur, teksa ka shtuar se nuk ka kërkuar të ketë dallim në rastin e tij.

“Nuk kam kërkuar asnjëherë të bëhet dallim për mua. Derisa e dua vendin tim, i nënshtrohem të gjitha masave të ndërmarra. Unë nuk rezistoj. I respektoj normat që janë marrë për të gjithë, ashtu edhe për mua. Nuk do ta toleroja asnjëherë që ndaj meje të ketë përparësi apo mangësi. Nëse ka rregull që është aplikuar për të gjithë qytetarët, unë do ta zbatoja”, ka thënë ai.

Ai është ankuar në deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me arrestimin e tij nëse hyn në mënyrë ilegale në Kosovë.

“Nuk më ka pëlqyer deklaratat e ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, e cila ka qenë e transmetuar në të gjitha televizionet ballkanike dhe në Serbi se nëse Pacolli do të gjendet në territorin e Kosovës, do të arrestohet. Unë nuk jam kriminel, e dua këtë vend dhe gjithë punën e bëj me vullnet”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, në një postim në Facebook, ka shkruar se me të arritur në Prishtinë, kryetari i AKR-së do t’i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago