LAJME

Bëhuni gati për borë dhe acar! Meteorologu zbulon të papriturat e motit për javën në vijim: Reshje me intensitet të lartë

Bëhuni gati sepse kjo javë do të jetë zyrtarisht një javë dimri e ftohtë nën ndikimin e shiur dhe borës, teksa nuk do të mungojnë as vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut.

Meteorologu Hakil Osmani bën me dije se reshjet e shiut do të fillojnë gjatë orëve të pasdites ndërsa në mbrëmje dhe ditën e nesërme priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në zonat veriperëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Ndërkohë, duke filluar nga dita e enjte pritet ulje e temperaturave.

“Pritet që në mbrëmje dhe nesër të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në zonat veriperëndimore duke krijuar mundësi dhe për problematika sa i përket përmbytjeve. Pjesa tjetër e territorit do të ketë reshje në sasi mesatare. Në zonat malore, do të kemi reshje dëbore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, gjatë kësaj fillim jave do të kemi nga 2, 3 gradë Celcius vlerat minimale ndërsa maksimumet luhaten me 15 apo 16 gradë Celcius.

Duke filluar nga dita e enjte, do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin në -4 gradë Celcius ndërsa maksimumet nuk do të shkojnë më shumë se 10 gradë Celcius në Ultësirën Perëndimore. Kjo do të bëjë që të zgjerohet harta e reshjeve të dëborës në territorin e Shqipërisë.

Ndërsa një pjesë e mirë e Ultësirës mbetet në mbizotërimin e reshjeve të shiut. Sa i përket parametrit të erës, gjatë kësaj fillim jave do të jetë problematikë pasi do të jetë me shpejtësi 7 km për orë duke sjellë probleme sa i përket trafikut detar. Vendet e rajonit parashikohen të jenë në këtë mot të paqëndrueshëm ku ka një sistem të dendur vranësirash, reshje shiu dhe dëbore.”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago