Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka përmendur respektimin e gjendjes së jashtëzakonshme që po bëhet në veri të vendit. Sipas tij, kjo gjendje është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti.
Ai madje u ka bërë thirrje edhe “ushtarëve të Facebook-ut” që bashkë me Kurtin “t’i ndjekin serbët deri në Nish”.
Lexoni më poshtë postimin e tij:
Albin kryeministri ?
Serbët kanë shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri ! Me ligj të Serbisë, edhe ishin t’u kqyr me dylbi.
Merri ushtrinë e facebookut e shkoni njekni deri në Nish, rrnoftë bashkimi kombëtar.
Me Kryeministrin.