Bekë Berisha-Kurtit: Thoshe Amelika, Amelika – nuk po del bash ashtu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar kryeministrin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Në një moment ai i’a ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme Kurtit.

“Zoti Kryeministër e ki atë deklaratën Amelika, Amelika. Nuk po del bash ashtu”, ka thënë ai.Berisha ka thënë se Kurti nuk mund ta akuzojë presidentin Thaçi pa kërkuar përgjegjësi nga ministri Blerim Reka,i cili ka ofruar korridor nëpërmjet Kosovës drejt Shqipërisë për Republikën e Serbisë.

“Kur ta kisha pas ministër Blerim Rekën, që thotë me i lëshu korridor Serbisë, nuk isha kujtu me folë për Hashim Thaçin asgjë. Kisha pytë a është i Kosovës ky, apo është i Maqedonisë?”, ka pyetur ai.

Ai ka thënë se Kurti për shkak të inateve me Thaçin i ka marrëdhëniet me të mira me BE-në se sa me SHBA-në.“Për inati të Hashim Thaçit ti je bë me BE-në. Kur u bënë me BE-në, kur nuk e keni votu MSA-në. Na jemi shku në shpi për taksën, nëse dikush ka dyshim për Aleancën”, ka thënë ai.