Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben Meir ka analizuar dialogun Prishtinë-Beograd, dhe lëvizjet politike e ushtarake në të dyja anët.
Ai thotë se Serbia nuk do ta sulmojë asnjëherë Kosovën pasi nuk dëshiron një përplasje ushtarake me NATO-n e fuqishme.
Sipas ekspertit amerikan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e bën të gjithë këtë retorike me kërcënime të kota, vetëm për të kënaqur Putinin.
“Vuçiq mund të flasë shumë me zë të lartë. Ai mund të kërcënojë. Ai dërgoi disa trupa përgjatë kufirit, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërish në një plan veprimi. Nëse kjo do të shkonte drejt një pushtimi të Kosovës, do të ishte një gabim i tmerrshëm nga ana e tij, dhe ai e di këtë. Pra, ai po flet gjithashtu me zë të lartë për të qetësuar Putinin në vend që të bëjë atë që Putini do të donte që ai të bënte”, tha ai.
Kjo pasi sipas profesorit Vuçiq nuk mund ta braktis Putinin.
“Dhe, sigurisht, ka një marrëdhënie, ka lidhje fetare, ka lidhje kulturore. Ai thjesht nuk mund të braktisë Rusinë, të braktisë Putinin. Mendoj se për sa kohë që Putini është në pushtet, ju mund të prisni që të sillet ashtu siç po sillet”, tha Ben Meir për A2 CNN.
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…