Beogradi dhe Kremlini me grup punues të fshehtë për “shtypjen e protestave”

Serbia dhe Rusia kanë formuar një grup punues, në fshehtësi të rreptë, i cili kësaj herë mund të çojë në shtypjen e protestave të mëdha civile, e quajtur ndryshe edhe si Revolucion me Ngjyrë.

Gjegjësisht, të dy vendet ranë dakord për bashkëpunim në luftën kundër revolucionit me ngjyrë, që ndër të tjera parasheh “kundërshtim ndaj trazirave masive”, por edhe monitorim të aktivistëve të opozitës, organizatave joqeveritare dhe gazetarëve të pavarur.

Këtë informacion ndër të tjera e ka publikuar mediumi serb N1, i cili ka arritur të lexojë një pjesë të dokumentit ku përmendet “Grupi i Punës për Luftën kundër Revolucioneve me Ngjyra”.

Sipas informacioneve të publikuara nga N1,tregohet se grupi është përgjegjës për “rregullimin normativ të punës së OJQ-ve dhe shqyrtimin e mënyrave për të kundërshtuar trazirat masive dhe përpjekjet për destabilizimin e rendit”.

Protesta në Serbi

Grupi punues gjithashtu ka për detyrë të mbikëqyrë aktivistët e opozitës, OJQ-të dhe gazetarët e pavarur.

Nuk dihet saktësisht se kur është formuar grupi i punës, por sipas disa informacioneve ka më shumë se një vit që funksionon në kushte të vështira .

Nuk dihet se kush e ka formuar konkretisht – nëse është grup punues ndërqeveritar, nëse është themeluar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe Rusisë apo Shërbimi i Sigurimit, transmeton mediumi serb “Nova”.

Megjithatë, është pothuajse e sigurt, shkruan kjo medie serbe, se në punën e tij janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin dhe Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

Se “revolucionet me ngjyra” janë tema e bisedimeve të tyre mund të lexohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas vizitës së fundit të Vulin në Moskë.

Në të thuhet, ndër të tjera, se takimi i tyre “vuri në dukje se ‘revolucionet me ngjyra’ janë bërë një instrument tradicional i politikave të qendrave të caktuara të pushtetit dhe vendeve që synojnë minimin e shtetësisë dhe humbjen e sovranitetit me pretekstin e demokratizimit”.

Gjithashtu u tha se “vendet e lira duhet t’i rezistojnë kësaj”.

Protestë në Beograd

Srecko Gjukiç, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi, i cili e njeh mirë situatën ruse, thotë se ky bashkëpunim serbo-rus është intrigues dhe se pyetja është pse Serbia iu bashkua një koalicioni apo aleance të tillë.

Ai thotë për “Nova” se pasojë e kësaj mund të jetë aplikimi i përvojës negative që ekziston në Rusi për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit.

“Ne mund të biem në konflikt serioz me rregulloret dhe sjelljet që zbatohen në BE. Në Rusi, gazetarët dhe sektori joqeveritar monitorohen dhe plani është ndoshta zbatimi i legjislacionit rus në Serbi. Nuk e di se çka mund të bëjë ndryshe një grup i tillë punues. Pyes veten pse nuk u themelua me Gjermaninë, Francën apo Austrinë…”, thotë Gjukiç për Nova-n.

Ai thekson se ky grup pune mund të vendosë kontroll mbi organizatat joqeveritare, si në Moskë.

“Çdo OJQ në Moskë që ka kontakte ose financime nga jashtë është e detyruar të deklarohet gjithmonë si agjent i huaj në faqen e saj të internetit. Ata i nënshtrohen censurës, miratimit dhe kontrollit të veçantë. Në këtë mënyrë, Putin arriti të vendosë të gjitha OJQ-të nën kontroll tejet rigoroz”.

Protestë në Beograd

“Ato janë në prag të mbijetesës në Rusi. Këto organizata mund të kontrollohen dhe mbyllen në çdo kohë. Kjo është diçka që është absolutisht e papajtueshme në Evropën e sotme dhe BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vend. që është në rrugën evropiane dhe që ka prioritet anëtarësimin në politikën e jashtme në politikën e jashtme”, thekson Gjukiç.

I pyetur nëse e gjithë kjo do të thotë se qeveria serbe ka frikë nga protestat në rrugë, ai u përgjigj:

“Natyrisht ai ka frikë nga revolucioni. Çdo stabilokraci ka frikë nga ndryshimi.”

Gjukiç kujtoi gjithashtu demonstratat masive në Moskë në 2011 dhe 2012, pas të cilave është shumë më e vështirë të organizohen protesta në Rusi.

Ai shton se legjislacioni rus ka qenë i karakterit evropian, por ka devijuar nga ajo.

“Rusia ka marrë një rrugë tjetër. Ajo u largua nga ajo politikë e grumbullimit dhe shprehjes së lirë të mendimit dhe kam frikë se kjo valë do të na vërshojë edhe neve, siç ka përmbytur tashmë Bjellorusinë dhe disa vende të tjera në Evropë dhe jashtë saj, deklaron Gjukiq.