POLITIKE

“Bëri deklarata fyese dhe denigruese ndaj ambasadorit të BE”, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kreut të demokratëve Sali Berisha nga Kuvendi, kjo pas deklaratave që ky i fundit bëri ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

Sipas socialistëve, Berisha bëri deklarata fyese dhe denigruese ndaj ambasadorit të BE. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka dënuar atë që e quajnë sulm ndaj Gonzatos.

Kërkesa e plotë Partisë Socialiste:

Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato.

Deputeti Sali Berisha ka deklaruar:

“Ambasadorit të BE-së i them kaq, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare dhe i them këtu, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë.

Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore apo ndoshta nuk ka folur fare dhe ti bëhesh zëvendësi i tij (i referohet gazetarit që bëri pyetje). Të dalë, të thotë se cila direktivë është. Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit Ambasador, të nxjerrë cila direktivë e BE-së e ka kërkuar një gjë të tillë, të nxjerrë cila direktivë. T’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston, është hedhur poshtë, nuk ekziston në 21 vendet anëtare të BE-së. Sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.

S’ka asnjë lidhje me direktivën europiane, asnjë lidhje, dhe ata që e paraqesin ju kërkoj njerëzisht të na thonë cila është direktiva, ku shkruhet ne dokumentet e BE përkatësi shumëfishtë gjinore apo gjini me diversitet të gjerë, ne cilin dokument është shkruar kjo, në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë t’ja imponojnë shoqërisë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin, ne s’kemi, ne e respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë”.

Sa më sipër:

Bazuar në Nenin 65/1 “Masa disiplinore”, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”” të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Nenin 6 “Gjuha joparlamentare dhe diskriminuese” dhe Nenin 10 “Ndalimi i ngacmimit seksual” të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë: Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago