Berisha i afrohet Ramës dhe ia thotë në fytyrë: Je një burraca

Edhe pse kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të stërgjatë, ku në qendër ishte Sali Berisha, sërish kryetarja e Kuvendit nuk ia dha fjalën atij.

Kreu i PD-së Sali Berisha i shkoi kryeministrit Edi Rama te karrigia në podium, pasi kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën. Para i kanë dalë gardistët.

S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.

Më pas megjithëse fjalën e ka pasur deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ai ka deklaruar se kohën e tij ia jep Berishës.