Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të dielë me akuzat ndaj dyshes Basha-Rama.
Në një shkrim të gjatë në faqen e tij në facebook në përkujtim të 23-vjetorit të vrasjes së bashkëpunëtorit të tij, heroit të demokracisë Azem Hajdari, thotë se kujtimi dhe vepra e e tij eshte me frymezuese se kurre.
“Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD”.
Berisha thekson se kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtare të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj që të rikthejnë me urgjencë Partine Demokratike mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotivë të integrimit të Shqipërisë në BE.
Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha mungoi në homazhet e PD pranë memorialit të Azem Hajdarit.
Ora News mësoi se Berisha nuk është njoftuar nga PD për ceremoninë përkujtimore.
Në homazhet që Basha dhe deputetë të PD-së bënë munguan dhe familjarët e Azem Hajdarit por nuk dihet nëse kanë qenë të ftuar apo jo.
Postimi i plotë
Azem ti je gjalle!
Demokrate, tribuni yne sot na therret: Koken Lart!
Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar te lirise se tyre, Azem Hajdari te ekzekutuar me 12 shtator te vitit 1998 para selise se Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniforme te qeverise se Partise Socialiste. Ky akt makaber, vrasja e shekullit per kombin shqiptar ishte nje hakmarrje e verber primitive ndaj te riut legjende, i cili ne krye te levizjes studentore beri me shume se kushdo tjeter per lirine e shqiptareve, ndaj prijesit te revolucionit Demokratik te Studenteve te Dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik ne Shqiperi ne vendin e diktatures me te eger staliniste pothuaj gjysem shekullore ne Europe.
Azem ti je gjalle!
Te dashur miq, ata qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj Tribunit te Lirise per permbysjen sistemit barbar te baballareve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator te vitit 1998 ekzekutimin e tij kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber, ndeshkimin e historise.
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor e te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.
Sot 23 vite pas ekzekutimit te tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit eshte me frymezuese se kurre, mirenjojha e shqiptareve per birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirine dhe dinjitetin e munguar eshte me e pakufishme se kurre. Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD.
Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit eshte kushtrim per çdo demokrat dhe demokrate, anetare te thjeshte, mbeshtetes te Partise Demokratike, drejtues te strukturave te saj ne te gjitha nivelet e institucioneve te saj te rikthejne me urgjence Partine Demokratike mbi parimet baze mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave njerezore dhe interesit kombetar te shqiptareve dhe shnderrimin e saj ne nje lokomotive te integrimit te Shqiperise ne BE.
Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na therret: koken lart!
Azem ti je gjalle!