Berisha njofton protestë më 16 maj, në ditën e Samitit me liderët europianë në Tiranë

Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të organizojë një protestë për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, pikërisht në ditën kur në Tiranë do të mblidhen liderët e Komitetit Politik Europian, shkruan A2 CNN.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00, në Bulevardin Zogu I, për të sensibilizuar opinionin publik botëror, mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral, Edi Rama, që nuk respekton asnjë ligj ndërkombëtar për zgjedhjet”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Protesta do të jetë paqësore. Garantojmë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e shtetarëve që vijnë, por duam që ata ta mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”.