BOTA

Besniku i kthyer në tradhtar/ Kush është gjenerali që do dëshmojë kundër Maduros

Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduro-s në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, përfshirë brenda Partisë Demokratike dhe një pjese të lëvizjes MAGA. Kritikët i kanë konsideruar ato si të ekzagjeruara ose si një justifikim për ndërhyrjen që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës.

Megjithatë, sipas revistës amerikane Newsweek, çështja penale ndaj Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane Delta Force, është më e fortë nga sa është menduar deri tani. Sipas publikimit, autoritetet amerikane mund të kenë siguruar një “superdëshmitar” kyç për procesin gjyqësor.

Bëhet fjalë për Hugo Armando Carvajal Barrios, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, i cili më pas u distancua nga Maduro dhe u arratis në Spanjë. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle dhe u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge.

Në qershor, Carvajal është deklaruar fajtor për vepra penale që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, akuza të ngjashme me ato që rëndojnë aktualisht mbi Maduro-n. Prokuroria amerikane ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërsa shpallja e vendimit ndaj tij është shtyrë.

Sipas Newsweek, para se të jepet dënimi, gjykata në New York synon ta thërrasë Carvajal-in për të dëshmuar kundër ish-presidentit venezuelian, i cili pritet të paraqitet sot zyrtarisht para drejtësisë. Një praktikë e tillë është e zakonshme në proceset kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Në aktakuzat e bëra publike, emri i Carvajal-it përmendet si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë. Sipas ish-zëvendësprokurorit amerikan Elie Honig, shtyrja e dënimit pas një marrëveshjeje bashkëpunimi është “një sinjal i qartë” se i pandehuri po përgatitet të dëshmojë në një proces tjetër.

I njohur me nofkën “El Pollo”, Carvajal ka qenë një figurë kyçe e Kartelit “Los Soles”, grup i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me nivelet e larta të ushtrisë venezueliane. Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt i Hugo Chávez-it dhe e ndihmoi në organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992.

Pas ardhjes së Chávez-it në pushtet në vitin 1998, Carvajal u bë një nga njerëzit më të besuar të tij dhe ruajti ndikimin edhe gjatë presidencës së Maduro-s. Në vitin 2019, për shkak të krizës së thellë ekonomike, ai u rreshtua me opozitën, u shkarkua dhe u largua drejt Spanjës.

Sipas burimeve amerikane, nuk përjashtohet mundësia që Carvajal t’u ketë dhënë autoriteteve amerikane informacione të rëndësishme mbi lëvizjet dhe zakonet e Maduro-s, duke ndihmuar CIA-n dhe forcat speciale Delta Force në lokalizimin dhe arrestimin e tij gjatë operacionit të zhvilluar të shtunën mbrëma.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago