Në betejën për Kiev ofensive ruse ka ngelur dhe nuk ka përparim pasi që nuk kanë arritur të vendosin kampet e tyre taktike. Kanë ngelur rusët ende mbi qytetin Irpin dhe Hostomel në qarkun e Kiev.
Sipas raporteve të fundit nga beteja për kryeqytetin ukrainas, rusët jo që nuk kanë përparuar por kanë ngelur në vend dhe në disa raste janë zmbrapsur dhe kthyer mbrapsht nga erdhën.
Dy ofensiva të ukrainasve kanë rezultuar të suksesshme ditëve të fundit. Në anën perëndimore të qytetit të rrethuar Chernihiv kanë çarë rrethimin dhe ende kontrollojnë territorin e çliruar.
Njëjtë kanë përparuar drejt qytetit në jug, Mariupol dhe kanë dalë të çajnë dhe të dalin në perëndim të tij. Beteja atje, megjithëse në kushte të rënda për ukrainasit po vazhdon.
Në xhirimin e publikuar nga ushtria ukrainase shihen si ushtarët e këtij njësiti luftojnë pak mbi qytetin Hostomel, për të rikthyer nën kontroll një fshat. Aty shihet njësiti i granatierëve dhe këmbësoria ukrainase në sulm. Njëri prej tyre e jep edhe një vlerësim për armatën ruse: “Kemi fat që këta shkërdhata janë aq budallenj” tha ai.