POLITIKE

Biden mbërrin në Gjenevë, nesër takohet me homologun rus, Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në Gjenevë, ku nesër mban takimin e parë me homologun e tij rus, Vladimir Putin që kur mori detyrën.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve ndërsa Air Force One po ulej në Gjenevë se nuk parashikoheshin rezultate madhore nga takimi që po pritet me interes të madh.

Takimi mbahet mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy fuqive botërore, që në një masë të madhe i atribuohet dyshimeve amerikane për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në takimin e NATO-s, Presidenti Biden i bëri thirrje Presidentit rus të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Ndërkohë në një intervistë për mediat presidenti rus është shprehur marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë arritur në pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden do të ngrejë shqetësimin për sulmet kibernetike, agresionin e Kremlinit ndaj Ukrainës, burgosjen e kundërshtarëve politikë dhe çështje të tjera. Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të flasin për stabilitetin strategjik bërthamor dhe marrëdhëniet e keqësuara mes Rusisë dhe Perëndimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago