Biden: Putin do të futet në Ukrainë, situata mund të përshkallëzohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka paralajmëruar se forcat ruse të presidentit Vladimir Putin do të futen në Ukrainë dhe se situata mund të përshkallëzohet.

78-vjeçari deklaroi ndër të tjera se Putin do të paguante një çmim tepër të shtrenjtë për vënien e Perëndimit në provë.

https://www.youtube.com/watch?v=vo15zJ3-zEg&ab_channel=FMImagesAlbania

Ndërkohë sekretari i Shtetit, Blinken viziton sot Berlinin për të zhvilluar takime katërpalëshe me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe lidhur me temën e nxehtë të Ukrainës.

Edhe pse Moska e mohon se ka planifikuar një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës, ka vendosur rreth 100 mijë trupa pranë kufirit të saj.