Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Uashington për herë të parë që nga komentet në fundjavë, kur u duk se bëri thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi.
Kremlini tha se komentet e presidentit se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” ishin një shkak për shqetësim.
Biden u tha gazetarëve se ai “nuk ishte aspak i shqetësuar” se komentet e tij në Poloni mund të përshkallëzojnë konfliktin ose të dobësojnë NATO-n, siç kanë pretenduar disa.
“Po shpreha zemërimin moral që ndjeva ndaj këtij njeriu”, tha ai. “Unë nuk po artikuloja një ndryshim politikash”, shkruan Skynews.
Presidenti u pyet gjithashtu për komentet e tjera që ai bëri javën e kaluar se çdo sulm kimik nga Rusia do të shkaktonte një përgjigje “në natyrë”.
Ai përsëriti se kjo do të nënkuptonte një “përgjigje të rëndësishme”, por nuk pranoi të hynte në detaje.
Në lidhje me atë nëse ai do të ishte i gatshëm të takohej me Putinin, presidenti tha se “varet se për çfarë dëshiron të flasë”.