BREAKING NEWS

Bideni u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke përmendur kërcënimet e shtuara të veprimeve ushtarake ruse.

Biden ka thënë se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën. Ai ka paralajmëruar se “gjërat mund të përshkallëzohen shpejt” në rajon.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani”, ka thënë Biden për NBC News.

“Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt”, ka shtuar Bideni.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me këtë shtet. Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë të enjten se Evropa po përballet me krizën e saj më të madhe të sigurisë në dekada.

Udhëheqësit botërorë, ndërkohë, vazhduan diplomacinë e tyre për të zbutur krizën aktuale mbi Ukrainën.

Rusia dhe Ukraina njoftuan vonë të enjten se nuk kishin arritur ndonjë përparim në një ditë bisedimesh me zyrtarët francezë dhe gjermanë që synonin t’i jepnin fund konfliktit separatist në Ukrainën lindore.

Tensionet aktuale vijnë tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë në Ukrainë. Që atëherë, ushtria e Ukrainës është përfshirë në një luftë me rebelët e mbështetur nga Rusia në zonat lindore pranë kufijve të Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago