Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 20-vjeçari nga Bulqiza

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, teksa ishte duke punuar në lavazhin e të vëllait në Tiranë.

Sipas policisë, i riu po punonte në lavazhin e vëllait, ra në kontakt me energjinë dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak.

“Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.” thuhet në njoftimin e Policisë. I riu ishte me origjinë nga Bulqiza.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.