Advertisements
FOTO&VIDEO

BIK-u vendos për falje të Kurban Bajramit nëpër xhami, me kufizime

Share

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se falja e Kurban Bajramit të premten do të bëhet në xhami, por me kufizime, duke marrë parasysh pandeminë COVID-19.

Sipas BIK-ut, xhemati do të jetë në xhami 10 minuta para faljes së Kurban Bajramit, që do të bëhet në ora 06:03 të mëngjesit. Ligjërata nuk do të zgjasë më tepër se dhjetë minuta, ndërsa ligjëratat e ditës së xhuma nuk do të zgjasin më tepër se pesë minuta. Është thënë se personat zyrtarë të BIK-ut dhe xhemati do t’u përmbahen me përpikmëri rekomandimeve për mbrojtje ndaj përhapjes së virusit, si dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskave dhe distanca fizike.

Numri i besimtarëve prezentë në xhami do të jetë 50 persona, apo edhe më pak, varësisht nga hapësira e xhamisë. Nuk do të lejohen personat mbi moshën 65-vjeçare dhe ata më të ri se 16-vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike, ata që kanë simptoma të virusit apo çdokush që dyshon se mund të infektohet nga prezenca në xhami.

Po ashtu është thënë se nuk do të lejohet shfrytëzimi i tualeteve, abdeshaneve dhe banjove të përbashkëta në oborret e xhamive. Nuk duhet të ketë përshëndetje me duar. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i turmave. E po ashtu nuk do të ketë pritje për nder të Bajramit në selinë e BIK-ut, e as në selitë e këshillave lokalë.

“Për hir të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban Bajramit”, është thënë nga BIK-u.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Vdes Kaqusha Jashari, politikane e njohur në vitet 80’ta dhe themeluese e PSD’së

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, themeluesja e Partisë Socialdemokrate dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës,…

1 minutë ago

VIDEO | Incident me bombë tymi gjatë takimit të kryeministrave holandezë dhe polakë, sigurimi reagon urgjentisht!

Një bombë tymi u hodh drejt kryeministrave të Holandës dhe Polonisë, Dick Schouw dhe Donald…

11 orë ago

“Nuk përdor dot ti foton me Trump”/ ‘Bllofi’ i Vuçiç: Nuk u sëmur, iu ndalua takimi!

Dështimin e tij për të takuar presidenti amerikan Donald Trump, kreu i shtetit serb Aleksandar…

11 orë ago

Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

Forcat ukrainase kanë arritur me sukses të ndalin një sulm të rusëve në Siverskyi, ku…

11 orë ago

Vuçiq kapet duke u përpjekur të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh në SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka tentuar të hyjë me emër të rremë…

12 orë ago

Transporti alternativ në Gaza: Karrocat me kuaj dhe gomarë

Palestinezët, të cilët po përjetojnë mungesë karburanti për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin…

17 orë ago