Advertisements
FOTO&VIDEO

BIK-u vendos për falje të Kurban Bajramit nëpër xhami, me kufizime

Share

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se falja e Kurban Bajramit të premten do të bëhet në xhami, por me kufizime, duke marrë parasysh pandeminë COVID-19.

Sipas BIK-ut, xhemati do të jetë në xhami 10 minuta para faljes së Kurban Bajramit, që do të bëhet në ora 06:03 të mëngjesit. Ligjërata nuk do të zgjasë më tepër se dhjetë minuta, ndërsa ligjëratat e ditës së xhuma nuk do të zgjasin më tepër se pesë minuta. Është thënë se personat zyrtarë të BIK-ut dhe xhemati do t’u përmbahen me përpikmëri rekomandimeve për mbrojtje ndaj përhapjes së virusit, si dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskave dhe distanca fizike.

Numri i besimtarëve prezentë në xhami do të jetë 50 persona, apo edhe më pak, varësisht nga hapësira e xhamisë. Nuk do të lejohen personat mbi moshën 65-vjeçare dhe ata më të ri se 16-vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike, ata që kanë simptoma të virusit apo çdokush që dyshon se mund të infektohet nga prezenca në xhami.

Po ashtu është thënë se nuk do të lejohet shfrytëzimi i tualeteve, abdeshaneve dhe banjove të përbashkëta në oborret e xhamive. Nuk duhet të ketë përshëndetje me duar. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i turmave. E po ashtu nuk do të ketë pritje për nder të Bajramit në selinë e BIK-ut, e as në selitë e këshillave lokalë.

“Për hir të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban Bajramit”, është thënë nga BIK-u.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Po na sheh e gjithë bota!”… Friedrich Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në votimin e dytë brenda ditës

Friedrich Merz, lideri i konservatorëve gjermanë (CDU), është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë pas…

3 orë ago

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: I pamundur bashkëpunimi me ju (letra e plotë)

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha…

4 orë ago

“Ishte djalë i mirë”, flasin kolegët e Endrit Ademit që vdiq në vendin e punës në Milano

Endrit Ademi është djali nga Kosova i cili gjeti vdekjen në vendin e tij të…

6 orë ago

Parakalim festiv në 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë…

6 orë ago

Dështim historik në Gjermani, Merz nuk merr votat e mjaftueshme për t’u bërë Kancelar

Friedrich Merz nuk arriti të bëhej Kancelar i Gjermanisë në votimin e parë që u…

8 orë ago

“Motivet s’dihen” Kush është turku që dyshohet për vrasjen e vajzës- Kryeprokurori i Prizrenit jep detajet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka folur pak më parë para gazetarëve…

8 orë ago