Bilanc tragjik në SHBA nga koronavirusi, 1200 të vdekur në 24 orët e fundit

Për të dytën ditë radhazi, në SHBA është vendosur një rekord i zi për numrin e personave të vdekur nga koronavirusi. Vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 1200 persona të vdekur nga COVID-19.

Deri tani, në SHBA janë konfirmuar të vdekur 337 mijë persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 9633 kanë ndërruar jetë, ndërsa 18 mijë janë shëruar.

Një ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump paralajmëroi amerikanët që të përgatiten për javën më të ashpër të pandemisë koronavirus. Ai parashikoi shifra tepër tragjike në bilancin e të prekurve dhe viktimave. “Mes kësaj jave dhe asaj në vazhdim do të kemi ditët më të vështira. Fatkeqësisht do të kemi shumë vdekje”, tha Trump.

Gjatë konferencës për shtyp, përveç vlerësimit të zymtë për ditët në vijim, Trump siguroi shtetet më të prekura se do t’i ndihmojë me pajisje mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin e rrezikshëm.