Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se xhirollogaria në thesarin e shtetit ka të bëjë me luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
“Aty nuk janë vetëm mjetet nga mërgata jonë por edhe të tjerat që i dedikohen kësaj fushe. Unë nuk e di se sa është kjo shumë Janë këshilltarët ligjor edhe të ministri Vitia edhe tek unë që kanë qenë të përfshirë kur janë marrë këto masa. Nuk i ka marrë qeveria në detyrë por Ministria e Shëndetësisë veçse ndodhemi në momentin vendimtar për shkak se ka ndodh një relaksim në këtë stinën e bukur të pranverës. Unë i kuptoj qytetarët që janë bërë disa javë e janë mërzitur duke qëndruar brenda por nuk ka mënyrë tjetër. Parandalimi është e vetmja mundësi kur nuk kemi vaksinë. I lusim edhe njëherë qytetarët se qysh janë përgjigj me kulturë të lartë duke qëndruar në shtëpi me higjienë e distancë ta vazhdojnë këtë”, tha Kurti.
Ministri në detyrë Besnik Bislimi, tha se diaspora po ndihmon shumë në këtë kohë pandemie.
“Diaspora është duke na ndihmuar tepër shumë. Vetëm për 1 orë e gjysmë janë deri në 35 mijë euro. Duhet me marrë informata se duhen disa ditë deri të derdhen. Unë nuk kam parë asnjëherë gatishmëri të diasporës për na ndihmuar”, tha ai.