POLITIKE

Biznes privat në minaren e xhamisë në Dibër, hoxha: Nuk më pyesin mua, vendos kryetari i fshatit

Një denoncim i pazakontë vjen nga fshati Sohodoll i Dibrës, ku xhamia e këtij fshati shfrytëzohet nga biznesi privat, i cili ka vendosur një antenë të një televizioni kabllor dhe internet. Kanë qenë besimtarët ata që kanë tentuar t’i heqin këto pajisje nga minarja, por nuk janë lejuar nga kryeplaku i fshatit, i cili ka deklaruar se lejen për shfrytëzimin e minares nga biznesi privat e ka dhënë ai.

Xhamia e fshatit Sohodoll në Dibër po shfrytëzohet nga biznesi privat, duke fyer rëndë besimtarët.

Ky është shqetësimi i dhjetëra besimtarëve myslimanë që falen në këtë xhami.

Në videot e mbërritura në “Ora Investigim” shihet qartë se në minaren e xhamisë është vendosur antena e një televizioni kabllor dhe internet.

Sipas denoncimit të mbërritur kanë qenë besimtarët ata që kanë tentuar t’i heqin këto pajisje nga minarja, por kryeplaku i fshatit ka ndërhyrë duke deklaruar se lejen për shfrytëzimin e minares nga biznesi privat e ka dhënë ai.

“Atje të pret Flori” Turjan Hysko humb njeriun e dashur

Basha e Berisha harrojnë Covidin, shkelen masat në dy Kuvendet, në një javë 2334 të infektuar
Gazetarja e TV Ora ka kontaktuar në telefon edhe me hoxhën e kësaj xhamie, i cili fillimisht pranon se nga biznesi merr qera.

“Marrim një farë qeraje.”

I pyetur se pse nuk respektohet dëshira e besimtarëve që nga minarja të largohen antenat, hoxha deklaron se atë nuk e pyet askush dhe vendimet i merr kryetari i fshatit.

“Këtu organizatori është kryetari i fshatit, komisioni, këshilli. Për mua në daç ta heqin, në daç ta vënë. Kush më pyet mua, nuk kam asnjë fuqi.”

Teksa hoxha deklaron se për të ka rëndësi çfarë ndodh brenda xhamisë jo në minaren e saj, besimtaret ndihen të fyer që një vend lutjeje dhe besimi të shfrytëzohet nga biznesi privat.

Për rastin është “Ora Investigim” ka vënë në dijeni dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Përfaqësues të tij janë shprehur se nuk janë në dijeni të rastit por do të kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

33 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago