POLITIKE

Blakaj sulmon Lumezin: “Mos e vet se t’kallxon vetë”

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj i cili tanimë është larguar në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ka lëshuar një deklaratë drejt kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, shkruan Indeksonline.

“Mos e vet se t’kallxon vetë” Përseri paska fol Lumezi a…, përsëri e ka përmendur emrin tim, nuk po besoj!

More ky “nuk merret me deklarata publike se nuk ka kohë, sepse është tepër i zënë, duke vepruar e luftuar krimin e korrupsionin, në veçanti atë të profilit të lartë”. “Vend nuk do mi lanë, e myti… e myti… të lumtë!!!”

Po nuk ke si ta quash ndryshe punën e tij, kur flasim për korrupsionin e profilit të lartë, përveç se deklarim publik, përpjekje kjo për ta vënë në lajthim opinionin publik, e edhe më gjerë. Po nuk të shitën këto përralla ma, sepse raportet e institucionet me kredibile në fytyrë, po ta thonë…. Po kujt me ja thënë more, duhet mo pas fytyrë se pari!”, ka shkruar ai.

Related Post

Sipas Blakajt, Lumezi shqetësohej sa herë që thirrej dikush i profilit të lartë si i dyshuar apo dëshmitarë.

“Ani kur thirret në dispozita ligjore dhe përpjeket ti interpretoj ato!!!
POR, një gjë është e saktë në atë ç’farë paska deklaruar, nuk mund ta mohoj! Sa herë thirrën njërëzit e profilit të lartë (se për tjerët nuk po vlejkan dispozitat ligjore, as konsultimet..) qoftë si DESHMITAR apo të DYSHUAR, ai SHQETËSOHËT SHUMË dhe menjëherë të thërret në zyrë,…. sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt të tij në zyrë ose përmës telefonave të tyre, sigurohët me çdo kusht se duhet shkuar po atë ditë (sepse e ka obligim ti kthej informacionet mënjeherë), sigurohet mirë se kush mund të hyj në zyrë në atë moment kur të therrët, pastaj sigurohet pse dhe në çfarë cilësie është ftuar zyrtari i lartë, mundohet ti arsyetoj veprimet e tyre me imunitet dhe KAPAKU është kur ti kërkon pyetjet se për çfarë konkretishtë do ta pyesesh zyrtarin e lartë shtetërorë lidhur me veprën e caktuar penale, SEPSE thjeshtë “i vjen keq për ta”, e ka dëshirë që të vinë sa me të përgatitur…… e krejtë strategjia i prishet kur nuk i merr ato informacione të cilat i kërkon, e pastaj… fillon e ulurin duke të të kërrcnuar me masa disciplinore…. I kuptushëm reagimi I tij…. sepse e din që duhet dhënë llogari para padrodve të tij, nuk është e lehtë!”, ka shkruar tutje.

“O zotni, larg detyrave dhe përgjegjesive ligjore je, mos fol se u bane gazi i botës, askush nuk po të merr seriozishtë ma, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e din SHUMË MIRË se sa vlenë, e lerë më opinioni publik” :ka shkruar ndër të tjera Blakaj.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Irani konfirmon dëmin në zonën bërthamore Fordow

Irani ka konfirmuar se objekti bërthamor Fordow ka pësuar dëme të kufizuara pas sulmeve të…

29 minuta ago

Sot në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë

Sot në Prishtinë do të mbahet ecja e Paradës së Krenarisë, duke filluar nga ora…

41 minuta ago

Trump ‘ndryshon’ qëndrim, nga negociatat në bombardimin e Iranit brenda pak orësh

Kemi dëgjuar vërtet një ndryshim qëndrimi për sa i përket mënyrës se si Donald Trump…

1 orë ago

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

11 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

14 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

15 orë ago