Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë kontingjentin e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Pfizer
Blinken tha se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.
“E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se sot, Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.
Today the U.S. donated the first tranche of 500,000 Pfizer doses to Kosovo, bringing it 20 percent closer to reaching its vaccination goal. Delivered via COVAX, this gift represents the shared values and unwavering bonds between our people. Together we can defeat COVID-19. pic.twitter.com/1mavvExE5p
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 20, 2021