Autobusi me student serb të cilët u nisën për ta vizituar Prekazin, është kthyer prapa.
Tifozët e klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, të mbështetur edhe nga disa qytetarë, kanë bllokuar rrugën dhe autobusi me student serb nuk u lejua të kaloj.
Ata i bënë të qartë edhe Policisë së Kosovës se nuk do të largohen nga rruga derisa të kthehen mbrapa student serb.
Ata po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës ku kanë paralajmëruar vizitë në Prekaz, vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari.