Kalaja historike në fshatin Lipë të Pejës vazhdon të atakohet nga kompani të gurëthyesve. Ky problem daton që shumë vite, por që apetitet e kompanive janë rritur, sa që ata i janë afruar edhe perimetrit ku janë mbetjet e kalasë.
Një kompani e gurthyesve është futur në perimetrin 100 metërsh, të përcaktuar si të ndaluar për punime nga Inspektorati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur zyrtarë të lartë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Inspektorati i Trashëgëmisë Kulturore, shkruan Indeksonline.
Duke e parë dëmin që po bëhet, banorët kanë apeluar në të gjitha organet për rrezikun e dëmtimit të kalasë së Lipës.
Indeksonline merr vesh se dje është bllokuar rruga në Brestovik e cila dërgon për në Lipë.