BOTA

Bombardohet baza ruse, si u mashtruan trupat e Putinit nga hakerat ukrainas me femra tërheqëse, iu treguan vendndodhjen e tyre

Një bazë ruse u hodh në erë nga ushtria ukrainase pasi një haker krijoi profile të rreme në mediat sociale të femrave tërheqëse dhe mashtroi trupat e Putinit për të zbuluar pozicionin e tyre.

Duke folur për Financial Times, Nikita Knysh, 30 vjeç, nga Kharkiv, shpjegoi se ai donte të përdorte aftësitë e tij të hakerimit për të ndihmuar vendin e tij të fitonte kundër Rusisë dhe themeloi grupin Hackyourmom.

Nikita dhe grupi i tij prej 30 hakerash, mashtruan ushtarët rusë të stacionuar në Melitopol, duke përdorur llogari të rreme në mediat sociale dhe i kërkuan atyre t’u dërgonin fotografi të tyre në front.

Hakerët përdorën imazhet për të zbuluar se rusët ishin në një bazë ushtarake pranë Melitopolit në Ukrainën jugore.

Pas dërgimit të informacionit në ushtrinë e Ukrainës, baza u sulmua disa ditë më vonë dhe u dëgjuan shpërthimet, sipas Ukrainian Pravda.

Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov në Telegram.

Ai tha: ‘Një natë tjetër shpërthyese në Melitopol dhe fshatin Myrne të rrethit Melitopol. Në orën 1:00 banorët e të gjitha rretheve dëgjuan shpërthime të forta. Në Melitopol, u shkatërrua një nga bazat më të mëdha të armikut në territorin e uzinës “Actovolorlit”.

Kjo vjen teksa po zhvillohet një betejë kibernetike midis Rusisë dhe Ukrainës, me hakerat që nisin sulme të egra në të dyja palët.

Hakime të tjera janë kryer gjithashtu nga Knysh dhe ekipi i tij, duke përfshirë rrjedhjen e të dhënave të kontraktorëve ushtarakë rusë.Ata shfaqën gjithashtu video të viktimave civile ukrainase pasi mashtruan stacionet televizive ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

51 minuta ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

5 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

6 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

7 orë ago