POLITIKE

Borell godet Serbinë: Kush e mohon gjenocidin në Srebrenicë nuk ka vend në BE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjen evropiane.

Borell në përfundim të takimit në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bosnjë-Hercegovinën, tha se “ajo që ka ndodhur në Srebrenicë, më 1995, është një gjenocid i njohur ndërkombëtarisht dhe që qëndron në ndërgjegjen kolektive të atyre që e kryen atë dhe të atyre që nuk e parandaluan”.

Borell nuk ka përmendur Serbinë, por fjalimi i tij ishte për këtë vend, si vendi i vetëm në rajon që nuk e pranon gjenocidin në Srebrenicë dhe që ka gisht në të.

Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga forcat serbe të Bosnjës, të ndihmuara e të përkrahura nga Beogradi zyrtar.

“Për të qenë i qartë, përpjekjet për të rishkruar historinë, për të mohuar gjenocidin, krimet e luftës ose për të glorifikuar kriminelët e luftës nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe sigurisht nuk do të tolerohen”, nënvizoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago