KRYESORE

Borrell: Shtetet anëtare të gatshme të marrin masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk ka progres

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shihet progres në shtensionim të situatës.

Borrell ka thënë se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel u ofroj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një udhërrëfyes se si të dilet nga kriza, porse fatkeqësisht nuk pati një rezultat të menjëhershëm.

“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell në konferencë për media, pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Borrell ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.

“Dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu. Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”, ka thënë Borrell.

Borrell ka thënë se masat e shteteve anëtare do të jenë politike e financiare.

“Mund të konsiderojmë masat politikë për të limituar kontaktet politike, e masat financiare po ashtu. Duhet të jenë masa, u thash shteteve anëtare, që masat duhet të jenë proporcionale dhe të kthyeshme”, ka thënë Borrell.

Ai ka shtuar se hapi i menjëhershëm është të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Jemi pajtuar se nuk mund të kemi kryetarë në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s, kryetar me tre për qind të votave. Nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Duhet të zëvendësohen ata nëpërmjet zgjedhjeve, zgjedhje të reja. Për këtë janë pajtuar dyja palët, por duhet pjesëmarrja e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë”, ka thënë Borrell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

33 minuta ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

47 minuta ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

7 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

9 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

19 orë ago