Breshri i madh shkatërron kulturat bujqësore në disa pjesë të vendit

Stuhi të mëdha shiu përfshinë pasditen e sotme pjesë të Kosovës.

Reshjet e shiut ishin të shoqëruara edhe me breshër, që në disa rajone ra në sasi të madhe. Më së shumti u goditën rajoni i Prizrenit dhe Dragashit. Pastaj, Ferizaj, lokalisht edhe rajonet tjera.

Për pasojë shumë kultura bujqësore janë dëmtuar. Në adresë të Meteo Ballkan kanë ardhur pamje të shumta, që tregojnë dëmet në bujqësi.

Gjendje më e rënduar nga reshjet vazhdon të jetë në Opojë dhe fshatrat përreth, ku uji ka marrë rrugët duke depërtuar edhe nëpër shtëpi.