Britania e Madhe e paralizuar nga stuhia e shekullit, avioni “lufton” me erërat deri në 140 km/orë

Në rrjetet sociale, kanë filluar të qarkullojnë pamje dhe video domethënëse, si ai i avionit i ardhur nga Parisi që lufton me erën e fortë, teksa kërkon të zbresë në aeroportin e Birmingamit, aty ku era kalonte 100 kilometrat në orë.

Stuhia paraqitet me fenomene të rralla ku një zonë e vogël territori, përfshihet menjëherë nga erëra të forta që mund të kalojnë edhe 140 kilometrat në orë, duke rrezikuar çdo gjë që i del përpara.

Sot British Airways ka anuluar të paktën 80 fluturime vetëm në aeroportin Heathrow të Londrës, dhe të njëjtin shembull po marrin të gjitha kompanitë e tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=BaKIe8eUxJk&ab_channel=FMImagesAlbania

Janë qindra shkollat që janë mbyllur, ashtu si dhe atraksionet kryesore turistike, duke filluar nga kështjella mbretërore e Windsor.

Autoritetet britanike kanë nxjerrë alarm të kuq, veçanërisht për zonën e kryeqytetit, këshillojnë kufizimin e lëvizëseve jo të domosdoshme, duke e cilësuar si “të paparashikueshëm” motin në orët në vijim.