POLITIKE

Britania e Madhe rrezikon të shpërbëhet pas Brexit? Johnson do ta “lidhë” me një urë gjigante

Largimi nga Bashkimi Europian ka shkaktuar polemika madje edhe tentativa mosbindje institucionale nga territoret e Britanisë së Madhe që ishin kundra Brexit, si Irlanda e Veriut dhe veçanërisht Skocia.

Por kryeministri Boris Johnson, sipas mediave angleze, ka në mëndje një plan që mund t’i afrojë ato sërish me Londrën, dhe përbëhet nga ideja e ndërtimit të një urë gjigante që do të lidhte Irlandën e Veriut me pjesën tjetër të Britanisë së Bashkuar, pikërisht me Skocinë.

Një projekt tejet ambicioz, që nuk do të kushtonte më pak se 23 miliardë euro dhe që sipas burimeve afër kryeministrit ka hyrë në fazën e studimit të fizibilitetit.

I gjatë rreth 32 kilometra, ura do të ishte diçka e ngjashme me strukturën që lidh Kopenhagënin danez me qytetin suedez të Malmo.

Kundërshtarët politik të Johnson, por edhe “miq“ në kauza të veçanta si lideri i lëvizjes pro Brexit Nigel Farage, e quajtën projektin një “çmenduri” që do të rendojë në debitin publik, por kryeministri mendon se ura do ta paguajë veten, dhe që makinat dhe autobusët do te zëvendësojnë fluturimet deri më tani të detyrueshme me Irlandën e Veriut.

Projekti nuk është i thjeshtë jo vetëm për vështirësitë gjeografike, si dhe për praninë në vendin e propozuar të një prej depozitave më të mëdha të armëve të vjetra ushtarake të vendit, rreth 1 milion tonelata të depozituara.

Por mbështetësit thonë se në Botë ekzistojnë ose po ndërtohen vepra edhe më të mëdha dhe të guximshme, si përshembull ura që do të lidhë Hong Kongun, Makaon dhe Kinën kontinentale, e gjatë rreth 50 kilometra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

4 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

10 orë ago