Mesa duket, çdo gjë rreth Kanye West nuk është e lirë. Edhe ajri rreth tij kushton.
Besojeni ose jo, një fans i reperit, dukshëm po aq kreativ sa ai, po shet një qese hermetike për të cilën pretendon se është e mbushur me ajër nga eventi i fundit i organizuar nga Kanye, ku prezantoi albumin e shumëpritur, “Donda”.
Kanye performoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për të promovuar albumin, që do të publikohet më 6 gusht. Një fans “përfitues”, @imacanon16canz, vendosi të ndiqte trendin e “ajrit në shishe”.
Çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrik.
Duke marrë parasysh që shumë milionerë u rreshtuan në “Amazon e të pasurve” (HushHush.com) për të blerë shishe me ajër nga mali Everest për 455,700 dollarë, padyshim që ajri rreth Kanye West do të shitet për një shifër të majme.