Dhjetëra mijëra fermerë janë ende sot në rrugët gjermane dhe ka të ngjarë të jenë në ditët në vijim, pasi protestuesit kanë shpallur një “javë tërbimi”, të pakënaqur me masat e reja të qeverisë gjermane për t’i dhënë fund subvencioneve të karburanteve.
BILD shkruan ende sot se Gjermania nuk ka parë një protestë kaq të madhe për një kohë të gjatë; dhe nuk ka mbaruar akoma.
Bllokada të reja janë paralajmëruar për ditën e sotme, 9 janar. Megjithatë, pritet që protestat e ardhshme të planifikuara – pas ditës më të stuhishme të djeshme – të jenë më të vogla.
Në fillim të protestës së fermerëve të hënën, kishte autokolona të gjata në rrugë, fillimisht në Berlin dhe Mynih, megjithëse protesra u zhvilluan pothuajse në të gjitha qytetet kryesore; gjithashtu, fermerët bllokuan hyrjet e autostradës. BILD shkruan se ka zhgënjim të madh te fermerët për shkak të uljes së planifikuar të subvencioneve për naftë agar.
Më shumë se 130,000 pjesëmarrës në protestë
Por në protestë kanë marrë pjesë edhe kamionistë, artizanë dhe grupe të tjera punëtorësh. Shumë fermerë shkuan me makinë drejt portës së Brandenburgut në Berlin dje dhe më shumë se 100,000 prej tyre dolën në rrugë vetëm në Bavari, ku u regjistruan edhe 24,000 traktorë; në North Rhine-Westphalia kishte 19,200 traktorë, dhe në rajonin Baden-Württemberg – deri në 25,000.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, gjithsej rreth 100,000 traktorë dhe automjete të tjera morën pjesë në protesta në të gjithë vendin. Numri i pjesëmarrësve llogaritet në rreth 130,000.
Në Mynih u vendosën 400 policë dhe demonstratat kaluan të qetë, shton BILD në artikullin e tij, i cili zakonisht ndjek ngjarjet minutë pas minute. Sipas komandës së policisë, rrugët hyrëse në qendër të qytetit kanë qenë të “rregullta”, madje drejtuesit e ambulancës kanë falënderuar publikisht protestuesit për këtë.