Aktivistja e njohur Vilma Dule ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë, ku burri sulmoi me benzinë gruan.
11 vite më parë ajo u sulmua me acid në Tiranë, teksa ngjarja ende ka mebetur e pazbardhur dhe autoritetet nuk kanë asnjë përgjigje.
Sot, ajo është shndërruar në një luftëtare të palodhur për të drejtat e njeriut, që ngjarje si këto të mos përsëriten më.
Dule ka kontribuar në fushata të gjera ndërgjegjësimi për dhunën ndaj gruas dhe jo vetëm, duke reaguar përherë në kohë.