POLITIKE

Buxhovi: Handke e meritoi çmimin, juria e Nobelit nuk ndikohet nga fjalët e çajtoreve

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi në “Debat Plus” ka komentuar ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin kontrovers austriak, Peter Handke.

Buxhovi ka thënë se juria mban përgjegjësi për ndarjen e çmimeve por sipas tij ata nuk ndikohen nga fjalët e çajtoreve.

“Sa kam unë informacione- sepse te ne flitet poshtë e lartë pa pasur informacione, juria nuk besoj se është e ndonjë niveli sat ë dëgjojë fjalët prej çajtoreve të ndryshme. Protokollet dhe vendimet 50 vite mbahen të mbyllura”, tha Buxhovi.

Ai ka thënë se në vlerësimin për Letërsinë para se gjithash merret për bazë aspekti letrarë.

“Do të duhej të merrej parasysh edhe aspekti moral, por veprat e tyre [shkrimtarëve] janë përcaktuese”, tha ai.

Buxhovi thotë se çështja e vlerësimit të një shkrimtari është personale dhe sipas tij, Handke në letërsi e ka merituar Nobelin.

“Janë dëgjuar fjalë poshtë e lartë se ai është shkrimtarë mediokër. Ai është shkrimtar gjerman kur ka botuar libër në moshën 24 vjeçare dhe në atë kohë ka bërë bujë vepra e tij.

Shkrimtari thotë se Handke ishte një shkrimtar rebel dhe sipas tij ai e konsideronte komplot shkatërrimin e Jugosllavisë.

Ai kujton një përplasje që kishte pasur me Handke në një takim ndërkombëtarë ku thotë se e kishte prezantuar dokumente se Jugosllavia po shkatërrohej nga brenda e jo nga jashtë siç pretendonte tashmë fituesi i Nobelit për letërsi se Jugosllavia po shkatërrohej nga jashtë.

““Edhe këto dokumente janë pjesë të komplotit. Nuk dua të dëgjoj më asgjë”, më tha dhe u largua demontrativisht nga takimi”, rrëfen Buxhovi përplasjen me Handke në vitet e ’80 në Bon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago