Afrim Caka, ish i burgosur politik, ka qenë i ftuar në Klan Kosova, ku ka folur në lidhje me krimet e luftës së viteve 1998-1999, të cilat u kryen në Gjakovë nga policia dhe ushtria e Serbisë.
Duke folur për këto krime, ai e ka akuzuar Milan Radojiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja, për vrasjen e tre gjakovarëve.
Tutje, ai ka theksuar se Radojiçiqi ka qenë me rroma kamuflimi.
“Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje tjera që s’e kanë njohur, nuk kam mundur me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë. Ky ka qenë i kamufluar mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vekdjs e ka udhëhequr ky. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjuajtur me armë, me kallash ka shtirë, dyert e oborrit kane qenë të hapura. Unë të gjitha dëshmitë i kanë të frimosura nga dëshmitarët okularë.” – ka treguar Caka.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…