Cakaj, Kurtit: Që don i ndërrojmë flamurat?

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ka qëndruar Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.

https://vimeo.com/392439482

Cakaj në Prishtinë është takuar me gjithë krerët e shtetit, përfshirë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kryekuvendaren Vjosa Osmani dhe në fund edhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë të fundit ndërkohë gjatë shtrëngimit të duarve, Cakaj ka lëshuar edhe një batutë. Ai u është drejtuar fotografëve dhe kameramanëve duke iu thënë që nëse dojnë mund t’i ndërrojnë me Kurtin flamurat.

“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat”, ka thënë Cakaj me shaka.

Diçka e tillë ka marrë edhe vëmendjen e Kurtit, i cili e ka tejkaluar me një buzëqeshje të lehtë.