POLITIKE

Cameron: Serbia, një vegël e Rusisë që tenton të destabilizojë rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit britanik për vizitën e tij në Kosovë. Cameron, ish-kryeministër i Anglisë, nuk ngurroi ta quajë Serbinë si një vegël të Rusisë që tenton të destabilizojë rajonin dhe tha se Britania duhet të tregojë më tepër zemërim me veprimet e qeverisë serbe dhe të shohë mundësitë për ta luftuar atë.

Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjskë ka qenë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai tha se nëse vërehet sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoseshin barrikada nëpër rrugë.

Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë ta pajisur me mjete shumë të rënda.

“E kemi shumë të qartë pamjen se çfarë ka ndodhur atë ditë. Pikëpamja ime është që sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Nëse shikon tek sasia e armëve që ishin sjellë në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte ndalur nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të kishte një varg sulmesh në stacionet e Policisë së Kosovës, do të kishte barrikada nëpër rrugë… ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda”, ka thënë Cameron.

Kryediplomati britanik ka thënë se është i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ka qenë sulmi i Banjskës dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e udhëtimit në Kosovë, për të takuar nga afër KFOR-in, komandantin e forcave britanike dhe për të provuar që të bëjë një vlerësim vetë për natyrën e asaj që po ndodh në Kosovë.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ishte, dhe kjo është edhe arsyeja pse isha në Kosovë dhe takova KFOR-in dhe komandantin e forcave britanike dhe të tjerët, për të provuar të bëj një vlerësim vetë, për natyrën e asaj që po ndodhë në Kosovë”, ka thënë Cameron.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago